Flash

Nga divanet e shtëpisë, por stadiumin e mbushin: në Danimarkë gjejnë zgjidhjen fantastike

Lapsi.al 28 May 2020
Nga divanet e shtëpisë, por stadiumin e mbushin: në

Njëzet ditë më parë u dha lajmi, ndërsa sonte në mbrëmje tifozët do të shkojnë në stadium përmes Zoom, platforma video për mbledhje e videokonferenca, duke e bërë realitet mënyrën e re të të bërit tifo. E gjitha me rastin e ndeshjes për kampionatin danez, në të cilën Agf Aarhus, klub që ka ndërmarrë këtë inisiativë për të vazhduar të kenë mbështetjen e tifozëve, rikthehet në fushë për tu përballur me Randers. Kështu, në Ceres Park, impianti i qytetit danez, është instaluar në lartësinë e tribunave një ekran gjigant i gjatë 40 metra e i lartë 3, në të cilin tifozët e Aarhus mund të brohorasin, pasi kanë prenotuar, falas, vendin e tyre virtual.

"Jemi krenar se jemi i pari klub në botë që patëm një ide të tillë", ka komentuar presidenti i Agf, Jacob Nielsen. Shefi i zyrës së shtypit Soren Carlsen e përqendron vëmendjen në faktin "se do të kemi shumë mbështetje, edhe nga ana vokale. Imagjinoni dhjetëmijë persona që ndjekin ndeshjen me mikrofon të hapur: mund të gëzojnë për një gol, e në fakt nuk kam qenë kurrë kaq i impenjuar këto ditë. Shumë njerëz duan të jenë, edhe pse përmes Zoom e jo realisht".

Për ti bërë gjërat mirë deri në fund, Agf ka instaluar edhe dy ekrane të tjera, jo gjigante si ai kryesor, "për tifozët neutralë e ata miq".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI