Flash

Kampionët e NBA reagojnë për 'mbytjen' e Floyd, Lebron nxjerr fanellën: "Nuk mund të marr frymë"

Lapsi.al 28 May 2020
Kampionët e NBA reagojnë për 'mbytjen' e Floyd, Lebron
Kampionët e Nba nuk reshtin së manifestuari indinjatën e tyre për humbjen e jetës për shkak të mbytjes, në Minneapolis, të George Floyd, pasi ishte bllokuar në tokë nga policia. Tre prej tyre janë pushuar nga puna, por protestat nuk zbehen e LeBron James ka dashur të reagojë në Instagram, duke ripostuar foton me bluzën që shkruan: "Nuk mund të marr frymë": foto është e 2014 kur kërkoi të tërhiqte vëmendjen për fatin e Eric Garner që humbi jetën në rrethana të ngjashme me Floyd. Mes 24mijë komenteve në foton e postuar nga James, është edhe ajo e aktores Halle Berry: "Jam e nervozuar, nuk ka fjalë". Një ditë më parë, fenomeni i LA Lakers, në rrjetet sociale, kishte shprehur neverinë e tioj: "Zgjohu, e kuptove tani, apo nuk është e qartë akoma?". Komente të tjera janë bërë nga Steve Kerr, trajneri i parë i Golden State e nga Stephen Jackson, kampioni i Nba në 2003 me San Antonio e mik personal ("ishte binjaku im") i personit të vrarë nga policia. Protestës i është bashkuar edhe Stephen Curry, ylli i Golden State, që me një postim të gjatë nën foton e Floyd shkruan, "nëse ky imazh nuk të shqetëson e nuk të nervozon, atëherë nuk di ctë them. George Floyd kishte një familje, nuk meritonte të vdiste, George ka kërkuar ndihmë dhe thjesht është injoruar, që do të thotë qartë se jeta e tij 'negro' nuk ishte konsideruar e rëndësishme. George është vrarë, e nuk ishte një qenie njerëzore për atë polic që, i ndërgjegjshëm, i mori jetën".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI