Flash

"Stadiume me tifozë": Serbia hap futbollin, në kohën kur FSHF pret akoma një përgjigje

Lapsi.al 27 May 2020
"Stadiume me tifozë": Serbia hap futbollin, në kohën

Futbolli në Shqipëri nuk merr përgjigje as për të rifilluar pa tifozë, ndërsa në Serbi i japin të drejtën tifozëve të mbushin stadiumet, duke nisur nga 1 qershori. Kjo është diferenca mes dy vendeve, që për momentin e krijoi vendimi i autoriteteve serbe për të kthyer vendin në normalitet, duke qenë se flasim për dy vende që kanë patur nën kontroll situatën dhe nëse krahasohen me vendet e tjera vetëm sa janë prekur lehtë nga virusi.

Kështu, në Serbi do ti lejohet spektatorëve të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit si dhe sporteve të tjera në ambjent të hapur, duke filluar nga data 1° qershor. Në fakt ka një kusht, sepse duhet respektuar distanca sociale, në kohën kur ende nuk është përfunduar pandemia për shkak koronavirus.

"Tifozët duhet të qendrojnë një metër lart njëri tjetrit", ka bërë të ditur sot Komiteti i emergjencës së koronavirus në qeverinë serbe, në vendimin e tij. Të gjithë kampionatet e futbollit në vend janë ndalur që në muajin mars e vullneti është ai për të rifilluar në fund javë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI