Flash

Premier League shokohet nga rasti i infektimit të Ramsdale: "Ndihemi të prekshëm"

Lapsi.al 27 May 2020
Premier League shokohet nga rasti i infektimit të Ramsdale: "Ndihemi

Pozitiviteti me Covid-19 i Aaron Ramsdale, portierit të Bournemouth, ka tronditur ambjentin e Premier League. Jo më tepër për infektimin në vetvete, se sa për vecantinë e rastit: 22 vjecari kishte rezultuar negativ në testin e parë, për më pas të dilte pozitiv në atë pasardhës, vetëm pas tre ditësh. Tekniku i kuqezinjve të Dorset ka rrëfyer se si ky episod ka tronditur skuadrën: "Mund ta imagjinoj shqetësimin e të mijve - ka thënë Eddie Howe për Daily Mail - Sepse mendoj se është i njëjti që provoj edhe unë. Deri tani nuk kishim patur të infektuar e po procedonim mirë, por një lajm si ky i ndryshon gjërat e na bën të ndihemi të prekshëm".

KAMPIONATI DREJT RIFILLIMIT

Tani në Angli mund të stërvitesh si para pandemisë, me përplasje e kontakte të afërta. Të gjithë klubet janë dakordësuar mbi një pikë që mund të ngadalësonte startin e Premier League, duke parë shqetësimet e lidhura me rastet e lojtarëve pozitivë. Tani shihet me optimizëm data e rifillimit. Eshtë e mundshme që në fund të havës do të zgjidhet data 20 qershor.

Komunikata e Ligës angleze, sidoqoftë, megjithatë kërkon kujdes, duke këshilluar "reduktimin në minimum të cdo kontakti të afërt jo të nevojshëm. Prioriteti mbetet shëndeti e mirëqenia e të gjithë pjesëmarrësve. Janë vendosur protokolle të forta mjekësore për të garantuar që fusha e stërvitjes të jetë ambjenti më i sigurtë i mundshëm e që lojtarët e personeli të vazhdojnë të testohen për Covid-19 dy herë në javë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI