Flash

"Përplasje në fushë, maska në tribunë. Nuk ka kuptim": Deschamps skeptik për situatën post-Covid

Lapsi.al 27 May 2020
"Përplasje në fushë, maska në tribunë. Nuk ka

Didier Deschamps aprovon zgjedhjen e Ligue 1 për tu ndalur e nuk vlerëson aspak kampionatet me dyer të mbyllura me rregulla të ndryshuara në fushë e në tribuna. "Kam ndjekur Bundesligën - tha Deschamps - e disa pamje më duken shumë inkoherente: shoh lojtarë që zhvillojnë një ndeshje me përplasje e kontraste e pastaj shoh në tribunë lojtarët rezervë me maska 2 metra distancë nga njëri-tjetri. Sinqerisht nuk e kuptoj. Në tribunë rreziku është më i madh? Cfarë inkoherence! Nuk më pëlqen".

Ndalimi i kampionateve në Francë, sipas Deschamps, është gjëja më e mirë për tu bërë: "Eshtë një vendim i qeverisë që më duket shumë e kohës dhe e matur. E duhet ta pranojmë". Për sa i përket ligave të tjera europiane: "Besoj që rifillimi - thotë ish mesfushori francez - i përgjigjet në radhë të parë një problematike ekonomike. Shikoni vendimet që ka marrë Spanja e Anglia: këto dy vende të mëdha të futbollit po planifikojnë rifillimin e Liga e Premier League, por kanë vendosur të mos rifillojnë kampionatet femerore, që gjenerojnë shumë më pak të ardhura. Luhet gjithcka aty!"

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI