Flash

Zhduket profili i Messi në Instagram për 40 minuta: ndjekësit fajësojnë... CR7

Lapsi.al 27 May 2020
Zhduket profili i Messi në Instagram për 40 minuta: ndjekësit

Mister në shtëpinë e Lionel Messi. Sulmuesi i Barcelonës është zhdukur nga rrjetet sociale për 40 minuta. Të shumtë ata që kanë vënë re se profili në Instagram i Pleshtit është zhdukur krejtësisht për më shumë se gjysëm ore.

152 milionë ndjekësit e argjentinasit janë frikësuar se futbollisti i Barcelonës i kishte dhënë fund qendrimit të tij në social netëork, por në realitet është e vështirë që kjo të ndodhë, për shkak të sponsorve të shumtë që marrin vëmendje nga profili i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë. Misteri është ende për të qartësuar, madje vetë Instagram sështë vënë në lëvizje për të kuptuar cfarë ndodhi. Gati e sigurtë, Messi do të ketë rënë viktimë e ndonjë hacker edhe nga reagimet e para të ndjekësve fajtorët e parë janë gjetur: Mateo i biri ose… Cristiano Ronaldo.

Natyrisht është shaka, por mes shumë komenteve që u shfaqën në rrjetet sociale, si shkriajnë disa nga faqet online, fansat kanë akuzuar pikërisht djalin e dytë të argjentinasit e kampionin portugez të Juventus. “Sipas meje ka qenë Cristiano”, kanë shkruar disa tifozë të Messi. “Do të jetë Mateo që ka luajtur”, ka orientuar disa të tjerë. Një gjë është e qartë: Instagram ka hapur një hetim për të kuptuar cfarë ndodhi në ato 40 minuta në të cilat në vend të shiheshin postimet e Messi, lexohej vetëm ‘përdoruesi nuk gjendet’.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI