Flash

Ligue 1 nuk rifillon: Senati i jep një goditje 'poshtë brezit' Lion e Aulas

Lapsi.al 27 May 2020
Ligue 1 nuk rifillon: Senati i jep një goditje 'poshtë

Senati francez ka përjashtuar amendamentin që mund të kishte lejuar Ligën e futbollit të rifillonte kampionatet, duke dekretuar një humbje të re për presidentin e Lion, Jean-Michel Aulas, që udhëhiqte betejën kundër vendimit për të mbyllur para kohe turnetë. Amendamenti, i firmosur nga 72 senatorë, propozonte ti lejonte Ligës zgjedhjen e autorizimit për rifillimin e kompeticioneve "pas vendimit të komitetit shkencor" e sipas një "protokolli sanitar të përshtatshëm".

Në debat Senati, është shprehur edhe ministrja e Sportit, Roxana Maracineanu, natyrisht në sens të kundërt me amendamentin: "Adaptuesja e këtij amendamenti - ka thënë ndër të tjera ish-kampionia e notit, tani ministre - do të ishte burim konfuzioni". Për Aulas, rruga e një amendamenti për tu miratuar sipas një ligji tani është mbyllur, nga momenti që teksti, i miratuar tashmë në 15 maj nga Assemblée Nationale, nuk do të bëjë transferime të mëtejshme midis dy degëve të parlamentit.

Presidentit të Lion i mbetet tani vetëm rruga e drejtësisë administrative: në 4 qershor Këshilli i Shtetit duhet të ekzaminojë ankimimin e Lion kundër vendimit për të ndaluar kampionatet e kundër kritereve për të përcaktuar klasifikimin final, që e lënë Lion në vendin e 7° e jashtë kupave europiane, ashtu si nuk ndodhte prej 20 vjetësh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI