Flash

Inter, 160 milionë euro 'thesar' për të rindërtuar sulmin

Lapsi.al 27 May 2020
Inter, 160 milionë euro 'thesar' për të rindërtuar

Lautaro Martinez është një hap nga Barcellona e Inter mund të arkëtojë 85 milionë euro plùs një lojtar. Mauro Icardi do të kalojë përfundimisht tek Psg për 60 milionë plus 5 bonus, ndërsa e drejta e blerjes së Ivan Perisic do ti kushtojë Bayern 10 milionë euro. Llogaria është e bërë e, pasi të mbushin arkën, drejtuesit zikaltër do ti japin aprovimin operacionit "rinovimi i sulmit".

I gjithë reparti ka vetëm një pikë fikse: Lukaku. Zikaltrit kanë një alternativë të preferuar që është Timo Ëerner. Sulmuesi gjerman kushton 50 milionë, por më shumë se tratativa me Leipzig, në Milano janë të shqetësuar nga konkurenca e Liverpool.

Mbetet gjithnjë e nxehtë pista Cavani, që ka avantazhin se mund të mbërrijë me parametër zero, duke qenë se është në skadencë me Psg. Pengesa në këtë rast është rroga. Inter është i gatshëm ti ofrojë një kontratë tre vjecare, por është ende larg nga shifra e kërkuar nga Matador, që nuk dëshiron të zbresë nën 10 milionë në vit. Por është e mundshme që, në fund, palët të arrijnë të gjejnë një akord.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI