Flash

Futbolli humb faktorin fushë me dyert e mbyllura: Bundesliga e konfirmon

Lapsi.al 27 May 2020
Futbolli humb faktorin fushë me dyert e mbyllura: Bundesliga e konfirmon

Rifillimi i Bundesligës, me vetëm 3 fitore vendase, 7 barazime e 12 suksese të miqve në 22 ndeshje të luajtura deri tani, duket se sugjeron që dyert e mbyllura kanë zhdukur faktorin fushë. Një studim i Universitetit të Reading e të shkollës së menaxhimit në Dusseldorf Otto Beisheim, mbi efektet që mund të ketë turma në sjelljet e futbollistëve e të arbitrave, konfirmon se pa tifozë, kush luan në shtëpi, humbet më shumë se dicka.

Janë marrë në konsideratë ndeshjet me dyer të mbyllura të luajtur në kupat europiane e në ligat kryesore kontinentale nga 2002/03: janë 161 në total. Për sa i përket rezultatit në fushë, del se me publik në 46% të rasteve fiton skuadra e shtëpisë, pa publik të dhënat ulen në 36%... ai 10% më pak fitore të brendshme tranformohet në pjesën më të vogël në barazime (2%) e gati plotësisht në fitore të skuadrave jashtë shtëpisë, që kalojnë nga 26 në 34%... Të dhënat e golave të bërë, sugjerojnë se pa nxitjen e tifozëve të tyre, skuadrat e shtëpisë shënojnë më pak: nga 1,45 gola për ndeshje, mesatarja zbret në 1.23. Nuk është se influencohet shumë ndërkohë pozitivi i golave të miqve.

Pjesa e Bundesligës e luajtur deri tani rrit tendencën: 13,6 % fitore të brendshme, 31,8 % barazime e 54,6 % suksese në transfertë. Përsa i përket arbitrave, nëse nga njëra anë shifrat nuk sugjerojnë një influencë të madhe të faktorit ambjental në makro-vendime (penallti, kartona të kuq), nga ana tjetër ato thonë se kartonat e verdhë për miqtë kalojnë nga 2.28 për ndeshjet me tifozë, në 1.90 me dyer të mbyllura. Një rënie e dallueshme...

Kështu, priten ndeshje më të ekuilibruara. Përtej vlerave teknike, e tregojnë numrat: kush ka stadiumet më të nxehtë rrezikojnë të humbasin më shumë. E Borussia e djeshme ishte dëshmia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI