Flash

E dëmtoi arbitri i ndeshjes: Dortmund në ankth për Haaland

Lapsi.al 27 May 2020
E dëmtoi arbitri i ndeshjes: Dortmund në ankth për Haaland

Janë orë pritje e nervozizmi në kampin e Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kanë dalë nga sfida e kreut me Bayern Mynih me kocka të thyera, jo vetëm për 0-1 që i zbriti në - 7 nga bararezët kryesues, por edhe për dëmtimin e Erling Braut Haaland, që ka lënë fushën në minutën e 27' të pjesës së dytë i dëmtuar nga një përplasje e pazakontë me arbitrin Tobias Stieler. Për sulmuesin norvegjez është folur menjëherë për një ndrydhje të gjurit, por ekzaminimet e detajuara do të vlerësojnë shkallën e dëmtimit dhe do të përcaktojnë kohët e rikuperimit.

Tekniku Lucien Favre ka bërë menjëherë të ditur se "nuk duhet të jetë asgjë e rëndë", duke nënvizuar në të njëjtën kohë se problemi fizik është ekskluzivisht i tipit "traumatik" e se nuk ka të bëjë fare me rifillimin e aktivitetit pas një ndalese të gjatë. Në kampin e Dortmund mbeten në ankth, duke menduar për një kampionat që, pavarësisht shuplakës së marrë nga rivalët, është akoma i gjithi për tu luajtur. E njëjta situatë është edhe për vetë Haaland, që në moshën 19 vjecare e me vetëm 11 ndeshje të luajtura në Bundesligë është në garë për Këpucën e Artë: për momentin ndodhet në vendin e katërt me 44 pikë, 10 distanca nga dyshja Immobile-Lewandowski.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI