Flash

Video/ Ronaldo kosh me këmbë, Messi i përgjigjet me gol-spektakël në stërvitje

Lapsi.al 26 May 2020
Video/ Ronaldo kosh me këmbë, Messi i përgjigjet me

Kampionatet ende nuk kanë nisur por rivalët e vjetër nuk harrojnë të konfrontohen edhe nga seancat stërvitore. Kështu, nëse Ronaldo tregoi aftësitë e snajperit duke bërë kosh me këmbë në Continassa, Lionel Messi i përgjigjet pak më vonë nga seanca stërvitore e Barcelonës me një gol të denjë të repertorit të Pleshtit.

I kthjellët e në formë, i përqendruar e pa mjekër, por me urinë e zakonshme për futbollin e golat. Messi ka dhuruar spektakël në stërvitjen e pasdites së Barcelonës. Në një ndeshje 5 kundër 5, Pleshti ka shënuar një gol fantastik. Kampioni argjentinas në fillim rikuperoi topin në dëm të Riqui Puig, kombinoi me Busquets që i dha një top shumë të gjatë. Asnjë problem për 10-ën e Barças, që shkëmbeu pasimet me Jordi Alba, uli në tokë Ter Stegen dhe shënoi me portën bosh. Messi është gati, tifozët blaugrana mund të ëndërrojnë dhe Ronaldo e mori mesazhin...

https://www.youtube.com/watch?v=nws6LEVSrz4

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI