Flash

Premier League nën efektin e koronavirus: zbulohet emri i një prej dy lojtarëve të infektuar

Lapsi.al 26 May 2020
Premier League nën efektin e koronavirus: zbulohet emri i një prej dy

Është zbuluar emri i një prej dy lojtarëve pozitivë me Koronavirus në Premier League, pas valës së dytë të testeve e tamponeve. Bëhet fjalë për Aaron Ramsdale, të Bournemouth. Portieri anglez, në një intervistë të dhënë për "The Sun", pranon se ka rezultuar negativ në testin e parë, përpara se të dilte pozitiv tre ditë më pas.

“U mundova të kuptoj cfarë ka ndodhur këto ditë – ka deklaruar Ramsdale për "The Sun" – Të hënën bëra testin para se të fillonim stërvitjen e ishte negativ. Pikërisht për këtë bëra gjërat e zakonshme, si të shkoja në supermarketose tek pika e karburantit. Pas testit të parë kaluan tre ditë, para se të rezultoja pozitiv. Kam qenë i kujdesshëm, ashtu si para izolimit, me shumë mundësi jam infektuar me virusin gjatë ndonjë xhiro nëpër dyqane”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI