Flash

Si gënjen Rama për të mbyllur plazhet: As Italia e Greqia nuk i kanë hapur

Lapsi.al 24 May 2020
Si gënjen Rama për të mbyllur plazhet: As Italia e Greqia nuk i

Edi Rama gënjen sërish. Ndërsa lajmëroi pasdite se edhe këtë javë rregullat e orareve dhe fundjavat pa makina do vazhdojnë, kryeministri theksoi se plazhet do të vazhdojnë të jenë të mbyllur.

Rama gënjen duke thënë se asnjë vend në botë nuk i ka hapur plazhet.

"Në 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Sharjet e atyre që më shajnë nga Dhërmiu. Asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet, asnjë vend. Këtë javë mbyllet sistemi i administrimit të plazheve. Greqia do t’i hapë plazhet në korrik, Italia nuk ka vendosur ende. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet. Do të jetë një autoritet licencues për të lejuar vendosjen e çadrave."- u shpreh Edi Rama në një video-mesazh pasditen e sotme në Facebook.

Por, Greqia i ka hapur plazhet një javë më parë, ndërsa në Itali, një nga vendet më të goditura nga virusi, planifikohet hapja këtë javë që vjen, edhe pse plazhet kanë filluar të popullohen që tani.

(Familje në një plazh në Itali) 

Të dy vendet kanë aplikuar masa sigurie për 'normalen e re'. Në Greqi çadrat duhet të mbajnë largësi 1.5 metra, ndërsa grupet e njerëzve duhet të mbajnë largësi prej 4 metrash. Italia nga ana tjetër përgatitet të hapë plazhet zyrtarisht, ku leja për njerëzit për të dalë në plazh do të merret në një aplikacion. Familjet do të ketë 10 metra katror distancë. Në rajon edhe Mali i Zi dhe Kroacia i kanë hapur plazhet me masa sigurie.

(Plazh Greqi) 

Qytetarë që shkuan këtë fundjavë me diell në jug për të pushuar treguan se policia i bezdisi duke mos i lejuar të qëndrojnë në plazh me argumentin se po ndiqen urdhërat.

"Na çuan, as në det nuk i lanë njerëzit. I thërrisnin. Policia kontrolloi gjithë plazhin. Këtu në Dhërmi arritëm të pushonim të qetë vetëm pas orës 4 pasdite, kur policia u largua" - u shpreh një qytetare për Lapsin.

(Policia të shtunën në mesditë në Dhërmi duke çuar pushuesit. Ata kanë sfiduar edhe rregullin për ndalimin e makinave në fundjavë, edhe atë për daljen nga zona e kuqe në të gjelbërt, edhe rregullin për të mos shkuar në plazh e notuar në det.) 

Edhe pse Shqipëria nuk është goditur rëndë nga Covid 19, masat e marra nga vende më të zhvilluara do të pranoheshin llogjikisht të aplikuara në proporcion edhe në vendin tonë. Por, kur këto vende bëjnë të kundërtën e vendimeve të qeverisë Rama, kur edhe mjekë eskpertë si Pëllumb Pipero bëjnë thirrje që njerëzit të lëjohen të dalin për të marrë rreze, qytetarët refuzojnë ti binden këtyre vendimeve.

Ky refuzim për t'iu bindur urdhërave të Edi Ramës duket qartazi edhe në mbushjen e plazheve nga Durrësi deri në Sarandë me pushues në fundjavë, ku jo vetëm plazhi është i ndaluar, por edhe lëvizja e makinave gjithashtu.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI