Flash

“Gabova me Real Madrid”: Casillas i kthehet të shkuarës

Lapsi.al 24 May 2020
“Gabova me Real Madrid”: Casillas i kthehet të shkuarës
Ishte 23 maj 2015 kur Iker Casillas luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Real Madrid. E dinte se do të ishte e fundit me Blancos. Spanjolli i tha lamtumirë klubit me të cilin u bë i madh. Kanë kaluar 5 vjet nga ajo ditë e nga ai vendim për ti përshëndetur të gjithë jo ashtu si kishte menduar. E ka zbuluar vetë portieri në një mesazh në Instagram, në të cilin ka rrëfyer një nga keqardhjet e tij më të mëdha. “Kjo foto është e ndeshjes mes Real Madrid e Getafe, sezoni 14/15. E dija se do të ishte ndeshja ime e fundit”. Ndonjë muaj pas ndeshjes, Iker Casillas vendosi ti thotë lamtumirë Real Madrid me një konferencë për shtyp. Pak njerëz: përvec tij, pronari Florentino Perez e gazetarët. Jo ajo që do të kishte dashur. E kështu, për herë të parë, tashmë ish-portieri ka dashur të rrëfejë për të gjithë atë që e përcakton një gabim të madh: “Kam folur shumë rrallë për ikjen time nga Real Madrid”, shpjegoi Casillas në një postim të bërë në Instagram. “Mbajta një konferencë shtypi i vetëm: një gabim. E pastaj ika. Kanë kaluar 5 vjet nga ai moment. 5 vjet që kur kalova kufirin që më coi në vendin fqinj: Portugali. Në atë kohë kisha nevojë të ndihesha një futbollist ndryshe. I freskët. Të kisha një ambjent të ri, një projekt të ri. Të hiqja dorë nga të qenit i ekspozuar gjithnjë ndaj kritikave, por sidoqoftë me dëshirë për tu përmirësuar. Tek Porto e ndjeva të gjithë këtë”.
View this post on Instagram

Pocas veces hablé de mi salida del @realmadrid. Di una rueda de prensa en solitario, error, y me fui. 5 años han pasado ya desde entonces. 5 años que cruce la frontera que me llevó a nuestro país vecino: Portugal. Necesitaba volver a sentirme otro. Tener un nuevo ambiente, abandonar estar tan expuesto a la crítica y querer mejorar. Es así amigos, todos los jugadores (sean buenos o malos) quieren mejorar. Y para ello hay mejorar lo físico y lo mental. Y esto último era importante. En Oporto lo volví a sentir. Que no os cuenten otras cosas. Esta foto es de un Real Madrid vs Getafe, temporada 14/15. Yo ya sabía que iba a ser mi último partido. The Last Match. #iwillcomeback #madrid #buenasnochesmundo?

A post shared by Iker Casillas (@ikercasillas) on

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI