Flash

Olimpiada rrezikon edhe në 2021: "Ka problem reale për Tokyo 2021"

Lapsi.al 22 May 2020
Olimpiada rrezikon edhe në 2021: "Ka problem reale për Tokyo

Ekzistojnë "probleme reale" edhe për organizimin e Lojërave të Tokyo në 2021. AE ka pranuar australiani John Coates, anëtar i Cio: "Ka atletë që vijnë nga 206 vende. Përvec 11.000 atletëve, do të jenë 5.000 funksionarë e trajnerë, 20.000 anëtarë të medias, janë 4.000 persona që punojnë për momentin për organizimin e Lojërave, të cilëve do ti shtohen 60.000 vullnetarë - ka deklaruar ai – Nuk mund të shtyjmë përsëri Olimpiadën e duhet të mendojmë se nuk do të ketë akoma një vaksinë ose, nëse do të ketë, nuk do të ketë mjaftueshëm kohë për ta shpërndarë në gjithë botën".

"Duhet të vendosim Fshatin Olimpik në izolim? Ndonjë atlet duhet të kalojë një periudhë karantine? Duhet të limitojmë numrin e spektatorëve në cdo vend gare?", këto janë pikëpyetjet që ka ngritur Coates. Fjalët e tij pasojnë në fakt ato të thëna nga kreu i CIO, Thomas Bach, që ka paralajmëruar se Lojërat e Tokyos do të anullohen në rast se nuk zhvillohen në 2021. "Nuk mund të impenjojmë përjetësisht 3.000 apo 5.000 persona në Komitetin organizator. Nuk mund të ndryshojmë kalendarin sportiv botëror për gjithë federatat kryesore".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI