Flash

I sëmurë me një formë demence, shuhet trajneri historik i Utah Jazz

Lapsi.al 22 May 2020
I sëmurë me një formë demence, shuhet trajneri historik i
Bota e NBA është në zi. Jerry Sloan, një nga trajnerët e bashketbollit më të vlerësuar në 30 vitete e fundit në Shtetet e Bashkuara, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjecare; ishte i sëmurë me Parkinson e me demencë. Lajmin e kanë bërë të ditur Utah Jazz, skuadra që Sloan e udhëhoqi për 23 vjet, nga 1988 në 2011, duke e dërguar në dy finale Nba (në 1997 e në 1998), të dyja të humbura kundër Chicago Bulls të Michael Jordan. "Jerry Sloan do të jetë gjithnjë sinonim i Utah Jazz. Do të jetë gjithnjë pjesë e jona" kanë shkruar drejtuesit e skuadrës amerikane, në një komunikatë. Me Sloan, Utah Jazz kanë fituar dy herë titullin e Ëestern Conference; në atë skuadër, luanin John Stockton e Karl Malone: si ata, Sloan "mishëronte" shpirtin e Utah Jazz, përfundon komunikata. Për botën e sportit amerikan është humbja e dytë e rëndë në harkun e dy javëve, duke qenë se në 4 maj u nda nga jeta në moshën 90 vjecare Don Shula, tekniku më fitues i historisë së NFL.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI