Flash

Strakosha mesazh Juventusit: "Duam të fitojmë kampionatin"

Lapsi.al 21 May 2020
Strakosha mesazh Juventusit: "Duam të fitojmë kampionatin"

"Nuk duhet reshtur asnjëherë së ëndërruari, objektivi ynë ishte kualifikimi në Champions League, por tani duam të fitojmë kampionatin". Fjalë të thëna nga Thomas Strakosha, që ngjajnë shumë me një mesazh për Juventus, me të cilin Lazio duhet të luftojë deri në fund për titullin. "Nuk mendonim se mund të ishim në garë për kampionatin - ka thënë shqiptari i Lazios -. Hap pas hapi filluam të besonim. Kemi kualitet të lartë, do të jetë e rëndësishme të gjejmë formën më të mirë fizike".

Në lidhje me gjendjen e tij të formës dhe rinisjen e kampionatit, portieri ka sqaruar situatën. "Fatmirësisht po kthehem në dispozicion pas një problemi të vogël. Situata është përmirësuar shumë, po presim vetëm datën e rinisjes së Serie A. Mentalisht nuk kemi hequr dorë, futbolli është jeta jonë dhe është një sport që mban të bashkuar shumë persona. E rëndësihme është të jemi mirë e të administrojmë sa më mirë organikën, sepse të luash cdo tre ditë në korrik e gusht do të jetë e lodhshme".

Për këtë ringjitje të skuadrës, portieri i Shqipërisë ka vetëm elozhe për teknikun Simone Inzaghi. "Skuadra është rritur në planin mental, sepse teknikisht ishte parë që kishim kualitet. Inzaghi na ka dhënë besim, na bëri të besojmë tek vetja. Duam të përmirësohemi akoma, nuk duhet të reshtim kurrë së rrituri. Kam qenë gjithnjë një person i qetë, nuk flas shumë sepse dua të transmetojqetësi tek shokët e mi të skuadrës. Duhet kohë për të gjetur lojën tonë, po marrim rreziqe të forta, por në këtë mënyrë do të arrijmë të zbavisim njerëzit e të krijojmë shumë raste".

Lazio është një familje e madhe, e ndoshta jo vetëm sepse në rolin e drejtorit sportiv është Igli Tare, shok i skuadrës dikur me të atin e tij Fotaq. "Është krijuar një familje e vërtetë edhe pse nuk janë ndryshuar shumë lojtarë gjatë këtij cikli, ka patur vazhdimësi të grupit. Shpresoj që në fund të kampionatit, ajo e Lazios do të jetë mbrojtja më e mirë, po luajmë njëri kundër tjetrit e është meritë edhe e teknikëve tanë që na kanë transmetuar këtë shpirt".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI