Flash

Deklaratat bombë të Bejtes dhe Plasarit:"Unë të vras"/ A po çon Rama drejt përplasjeve të dhunshme?

Lapsi.al 21 May 2020
Deklaratat bombë të Bejtes dhe Plasarit:"Unë të

Ka një varg të famshëm të poetit francez Jacques Prevert, që bën thirrje: "Mos i lini intelektualët të luajnë me shkrepse", pasi shkëndiat e tyre mund të shkaktojnë përflakje të madhe. Në fakt në Shqipëri po ndodh e kundërta, i vetmi njeri që ka në dorë të gjithë pushtetet, autokradi Edi Rama, po provokon jo vetëm kundërshtarët e tij por edhe shpirtrat më paqësorë e mendjet më të ndriçuara të shohin dhunën si të vetmen zgjidhje për të bërë drejtësi.

Të martën në një përballje në "Opinion", poeti dhe gazetari Andi Bejtja pasi përmendi të gjitha shkeljet e ligjit dhe mashtrimet në shembjen e teatrit iu drejtiua kolegut të tij Baton Haxhiu: "Baton, pusho, se si qytetar i Tiranës, për teatrin unë të vras".  Ndoshta i vetëdijshëm për atë që kishte thënë, Bejtia shtoi më pas: "Figurativisht".

Lexo me tej:

Letra e hapur e intelektualëve/ Të dënohet akti i Ramës ndaj Teatrit

Një ditë më pas, në të njëjtën studio përballë Fevziut edhe studiuesi dhe shkrimtari Aurel Plasari tha qetë dhe pa ngurim duke folur sërish për teatrin: "Unë jam njeri që për të drejtën mund të vras me qetësi'.

Në fakt këto reagime që vijnë pasi fadromat u futën përdhunshëm një ditë fundjave në 4 30 të mëngjesit gjatë gjëndjes së jashtëzakonshme nga pandemia duket se përbëjnë pikën që derdhi gotën.

Sepse këtu nuk është më puna për votat që Rama po i vjedh Bashës, Berishës apo Metës. Ato ia kanë vjedhur të gjithë njëri tjetrit.

Sepse këtu nuk është më puna e përballjes me një pushtet të korruptuar që po vjedh edhe qindarkën e fundit. Kush më pak e kush më shumë xhepat i kanë mbushur të gjithë.

Por në epokën e Ramalindjes pasi e kanë zhveshur qytetarin nga liria për të zgjedhur, pasi e kanë përdhosur dhe vjedhur financiarisht, po kërkojnë ti grabisin edhe memorie, nostalgjinë, kujtimet e fëmijërisë, pra thjeshtë po tentojnë ta zhbëjnë si njeri.

Prandaj për ditë e më të shumtë do jenë intelektualët që do luajnë me shkrepse duke përligjur dhunën personale si të vetmen rrugë për tiu përgjigjur dhunës shtetërore.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI