Flash

Bayern mbyll kontradiktat: Neuer rinvon deri në 2023

Lapsi.al 20 May 2020
Bayern mbyll kontradiktat: Neuer rinvon deri në 2023
Pas një debati të fortë e zërash kontradiktorë, më në fund Bayern Mynih i ka dhënë fund diskutimeve mbi të ardhmen e portierit Manuel Neuer. Ashtu si bën të ditur faqja zyrtare e klubit bavarez, numri një i Kombëtares së Gjermanisë ka vendosurtë rinovojë kontratën me klubin e Mynihut deri në 2023. “FC Bayern është shumë i lumtur e i kënaqur që Manuel Neuer ka rinovuar kontratën e tij deri në 30 qershor 2023”, shpjegon Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Monaco. “Manuel është portieri më i mirë në botë dhe kapiteni ynë”. Oliver Kahn, anëtar i Këshillit drejtues të FC Bayern ka pranuar: “Mund të kuptoj situatën në të cilën ndodhet Manuel. Kuptuam drejtimin që donte të ndiqte portieri ynë e kjo është më e rëndësishmja. Me rinovimin e tij, ka dhënë një sinjal të fortë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI