Flash

Video/ Frankfurt rrëzohet për 7 minuta: Gladbah ngjitet i treti

Lapsi.al 16 May 2020
Video/ Frankfurt rrëzohet për 7 minuta: Gladbah ngjitet i treti

Bundesliga ka rifilluar aty ku e kishte lënë dhe surprizat kanë munguar në këtë javë të parë pas emergjencës koronavirus, pa tifozë e me rregullat e reja. Borussia Mönchengladbach ka dashur aq shumë të kalojë Leipzig (frenuar nga Freiburg), sa i ka mjaftuar një minutë për ta parë vetën në avantazh në Frankfurt, për ta mbyllur në fund me një 1-3 që lë pak vend për interpretime.

Eintracht ndoshta nuk e kishte filluar ende kampionatin me mendje, sepse u shfaq me vështirësitë e para ndalimit të Bundesligës, por edhe më e dorëzuar dhe pa dëshirë për të provuar. Goli i minutës së parë nga Plea me shumë mundësi i tronditi keq kuqezinjtë që pësuan të dytin në minutën e 8 nga Thuram, duke e përfunduar ndeshjen pa filluar mirë.

Miqtë e kontrolluan lojën me kujdes, pa gabime e duke tentuar të shënonin edhe golin e sigurisë. Shqetësues mbi të gjitha për skuadrën e Frankfurt duhet të jetë mungesa e rasteve dhe një sulm apatik, që nuk i garanton shumë Eintracht. Nuk shpëton fytyrën as mbrojtja, që në minutën e 73' pësoi edhe golin e tretë me autor Bensebaini, me penallti.

9 minuta nga fundi sulmuesi portugez shënoi golin e ngushëllimit për Eintracht, por ishte shumë pak për të ndryshuar fatet e ndeshjes. Mbetet në vendin e 13 Frankfurt, në kuotën e 28 pikëve, por 5 pikët që e ndajnë nga zona e rënies nga kategoria nuk janë aspak një garanci, sidomos pas kësaj performance në javën e 26. Ngjitet në vendin e tretë Gladbah (52) që kalon Leipzig me një pikë në renditje, duke kërcënuar edhe Dortmund me 54 pikë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI