Flash

Superioria më e ekuilibruar se La Liga, Tirana më mirë se City: ja analiza e FSHF-së

Lapsi.al 16 May 2020
Superioria më e ekuilibruar se La Liga, Tirana më mirë se City:

Kemi ndjekur gjithnjë me adhurim kampionët e huaj e skuadrat e mëdha në Europë, por kurrë nuk i jemi futur analizave statistikore, pa menduar se mund të ketë të dhëna që mund ti nxjerrin skuadrat tona përpara gjigantëve europianë, apo se kampionati ynë sado modest mund të ketë të dicka për tu krenuar ndaj pesë kampionateve elitare të kontinentit, sa i përket shifrave....

Alarico Rossi – Drejtor i Departamentit të Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit në FSHF, ka publikuar analizën e tij...

Europa është duke punuar për rifillimin e kampionateve. Klasifikimet janë të ndalura dhe përshkruajnë çfarë ka ndodhur me kampionatet përpara pandemisë. Në disa raste, flitet për mesatare pikësh për të përllogaritur meritat sportive të skuadrave, në rastin se ndeshjet e luajtura janë të njëjtat dhe kampionati nuk rifillon. Kemi provuar të përllogarisim mesataren e pikëve të kampionateve europianë, dhe kanë dalë të dhëna shumë interesante.

Mesatarja e pikëve dhe raporti ndërmjet pikëve në klasifikim dhe ndeshjeve të luajtura. Në Shqipëri të gjithë skuadrat kanë luajtur 26 ndeshje përpara ndërprerjes dhe klasifikimi i mesatares së pikëve është vetëm një mënyrë e ndryshme për të llogaritur klasifikimin.

Kjo llogaritje mund të aplikohet edhe për skuadrat europiane. Është një mënyrë për të pasur një parametër unik që do të ndihmojë për të krahasuar ecurinë e skuadrave në kampionate të ndryshëm. Në 35 skuadrat e para të Europës gjejmë vetëm Tiranën, në vendin e 32-të.

Më pas kemi shkuar përtej, duke përllogaritur mesataren e pikëve për cdo kampionat në Europë. Dhe këtu vjen surpriza: kampionati shqiptar është një ndër kampionatet më të ekuilibruar dhe të paqartë për vendimet finale në të gjithë Europën.

Për këtë klasifikim, vlera maksimale që mund të sigurohet është 1,5, minimumi 1. Në këtë rast, të kesh një vlerë të ulët për pikët mesatare të skuadrave në kampionat do të thotë që jo vetëm ka shumë barazime, por edhe që skuadrat e para në klasifikim humbasin më shpesh kundër skuadrave me pozicione të ulta në klasifikim. Përfundimi i këtij kampionati të ekuilibruar, me një luftë të hapur në të gjitha frontet, mund të jetë një stimul më i madh për të gjithë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI