Flash

"Shkon në finale e pastaj humbet”: Materazzi tallet sërisht me Juventus

Lapsi.al 16 May 2020
"Shkon në finale e pastaj humbet”: Materazzi tallet sërisht

Pas postimit të titullit që u mbyt në pellgishten e Perugia ("Një ditë e lagur me shi e lot"), Marco Materazzi kthehet të ngacmojë Juventus gjatë një lidhje direkte në Instagram me mikun Bobo Vieri, ku kanë folur për Inter, Kombëtaren e Tripletën (10 vjet ekzakt nga fitorja e titullit në Siena): “Kur në Barcelonë u ndëshkua me të kuq Thiago Motta i thashë: 'Djema në stërvitemi 7 kundër 5, 9 kundër 5... Këtu jemi 11 kundër 10, mos mendojmë ta nisim nga portieri, por të mbrojmë 11 kundër 10 e ia dolëm sepse ishim të organizuar”.

Kur përmendet Tripleta nuk mund të harrohet Champions e këti ish-mbrojtësi ngacmon: “Cfarë do të ndodhte në rast të tre humbjeve në Siena, në Kupën e Italisë e në Madrid? Do vrisja veten. Kur nuk fiton e mbërrin i dyti… Ti e di më mirë se unë - i tha ai Vierit për finalen kundër Dortmund - . Juventus shkon gjithnjë aty e pastaj humb finalet. Por është vështirë të arrish. Unë humba në 5 maj e ndonjë finale të Kupës së Italisë, duhet edhe fat”.

Në lidhje me 5 majin ish-mbrojtësi ka deklaruar: “Unë e them gjithnjë, nuk më duan tifozët e Juves, por ai i 5 majit ka qenë titulli më i bukur, sepse ishte i papritur. Sepse mbërritëm aty nga vite të këqinj. Pastaj gradualisht u ndërtuam, erdhën lojtarë. Pastaj shkoi si shkoi. Pòr ishte më i bukuri, ishim të fortë, kishim shumë italianë në skuadër. Kishte shumë të huaj, por kishte një shtyllë kurrizore italiane që ka shumë rëndësi, jo rastësisht Juventus është kaq i fortë sepse aty ka shumë italianë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI