Flash

"Ndjeva një goditje në zemër": Moratti, letër Interit për datëlindjen e tij e të Tripletës

Lapsi.al 16 May 2020
"Ndjeva një goditje në zemër": Moratti, letër

Një jetë dedikuar Inter. Edhe tani që nuk është më president, Massimo Moratti është tifozi zikaltër numër 1. Në ditën e tij të datëlindjes së 75, ai ka shkruar një letër të bukur për skuadrën që do. Ndjenja e shumë batuta, fjalë të thëna me zemër. Tripleta lindi pas eleminimit në Champions në 2009 nga Manchester United: "Nëse jam nervozuar vërtetë ndonjëherë? Në disa rrethana, duhet ta pranoj, po. E mendoj se nervozizmin më të madh, aty ku mendova se ishte e nevojshme, ishte pas eleminimit nga Manchester United në Champions League të 2009. Jemi gjithnjë gati të pranojmë se nuk fitohet, por e kisha kuptuar se ishte momenti të bënim kapërcimin".

Pastaj kujtimet rrjedhin shpejt deri në mbrëmjen e Camp Nou e golin që iu anullua Bojan në fund: "Ndjeva një goditje në zemër. Koha ndaloi. Nuk perceptova më asnjë zhurmë. Pashë arbitrin të bënte një hap, të kthehej e të tregonte goditjen e dënimit. Vetëm në atë moment koha nisi të rrjedhë përsëri, ngjyrat u kthyen. Në të djathtën time Joan Laporta ishte në këmbë që festonte. Unë i ulur. I kapa krahun e majtë: “E anulluan”, i thashë. Po, goli i Bojan ishte anulluar".

Në fund darka e fundit me Mourinho: "U takuam dy ditë pas Madridit: e ftova për darkë në shtëpinë time, në Milano. I vura në qendër të tavolinës: Champions League, në të cilën futej në perfeksion një dhuratë e jashtëzakonshme, nipi im i sapolindur. Ishte një mbrëmje e pëlqyeshme, e ngrohtë, në të cilën i thamë njëri tjetrit atë sekret për të cilin flisnin të gjithë, por që ne nuk e kishim përballur më parë, sepse ishte e drejtë kështu",

Një dashuri e përjetshme për Inter: "Ka vetëm një fjalë që mund të përshkruajë më mirë interistët: të dashuruar. I kemi të gjithë kualitetet, difektet e veset. E jona është një dashuri e pakushtëzuar për ngjyrat zikaltër. Do të jetë kështu përgjithnjë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI