Flash

Aksidenti tragjik, autopsia shfajëson pilotin: zbulohet 'Ritalin' në gjakun e Bryant

Lapsi.al 16 May 2020
Aksidenti tragjik, autopsia shfajëson pilotin: zbulohet 'Ritalin'

As drogë, as alkol. Piloti që drejtonte, në 26 janar, helikopterin me të cilin udhëtonin Kobe Bryant e tetë persona të tjerë e që po i conte në një turne basketbolli për të rinj, nuk kishte konsumuar alkol ose drogë, e të gjithë pasagjerët kanë vdekur menjëherë. Autopsia e kryer mbi pilotin, Ara Zobayan 50 vjec, ka rezultuar totalisht e "pastër". "Testet toksikologjike nuk kanë kanë zbuluar prezencë alkoli ose droge. Substancat e testuara kanë qenë: benzodiazepine, kokainë, fentanil, heroinë, marjuana, opioidi, fencyclidina e anfetamina», shkruan raporti, i zbuluar nga portali amerikan TMZ.

Shkaku i vdekjes është trauma e fortë për të gjithë njerëzit që kishin hipur në mjet. Rrëzimi ndodhi për shkak të mjegullës së tepërt ndërsa helikopteri po udhëtonte me 184 milje.

Bryant ka pësuar raportoi lëndime në pothuajse të gjithë trupin e tij dhe, për më tepër, nga një autopsi në trupin e ish-yllit zbuloi se 41-vjeçari kishte Ritalin në sistemin e tij. Ilaçi në mënyrë tipike trajton hiperaktivitetin dhe deficitin e vëmendjes dhe narkolepsinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI