Flash

Nga futbollist, në toreador, Joaquin: "Është ëndërra e fëmijërisë"

Lapsi.al 15 May 2020
Nga futbollist, në toreador, Joaquin: "Është
39 vjec, por Joaquin është ende një nga pikat e forcës të Betis Siviglia. E megjithatë është koha për të menduar për të ardhmen e përgjigja e spanjollit, dhënë për AS, është vërtetë e paparashikueshme. "Trajner? Jo, nuk dua ti dedikohem kësaj - ka thënë ai -. Eshtë pak e vështirë, por dua të bëj toreadorin. Dua të luftoj kur të lë futbollin, është një ëndërr që kam në kokë që fëmijë". Një pasion i madh, që u mbyt në rini nga e ëma. "Gjithnjë në respekt të këtij profesioni, të toreadorëve e gjithcka i duhet kësaj bote e këtij pasioni të madh, do të më pëlqente të bëja dicka të mirë e të jepja kontributin tim për gjithë ata njerëz të këtij ambjenti. Kam bërë gjithcka për tu bërë toreador - ka shpjeguar kapiteni i Betis -. U regjistrova në shkollën e toreadorëve në El Puerto e kur ime më e pa se gjëja po bëhej serioze, bashkë me babin më shtynë të zgjidhja futbollin, sepse ajo vuante më pak”. Joaquin nuk harron tre vitet e kaluara tek Fiorentina. "Firence më mungon shumë, është një qytet i ngjashëm me Sevilla: ushqehesh e jeton shumë mirë, herë pas herë duam të kthehemi sepse kemi shumë miq në atë vend. Nëse nuk do të më kishte kërkuar Betis, do rinovoja edhe për një dy sezone pa dyshim".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI