Flash

Ish-kampionia e tenisit e keqtrajtuar nga i ati dhe depresioni: "Kam humbur 53 kg në 18 muaj"

Lapsi.al 15 May 2020
Ish-kampionia e tenisit e keqtrajtuar nga i ati dhe depresioni: "Kam humbur

Jelena Dokic, ish-vajza e mrekullive në tenisin botëror karriera e të cilës u shënua për keq nga raporti i tmerrshëm me të atin-padron e nga problemet fizike e mentale, me një postim të gjatë në Instagram ka dashur të tregojë betejën e saj më të madhe, duke zbuluar se ka humbur 53 kg në 18 muaj. Një mesazh për shumë njerëz të tjerë në luftë me demonët e tyre.

"Ky është realiteti i jetës e të gjithë kemi historitë e vështira, betejat e udhëtimet tona. Unë jam krenare për timen. Nuk jam këtu për të treguar sa peshë kam humbur. Bëhet fjalë për udhëtimin tim të vështirë që vazhdon ende e që do të zgjasë për shumë kohë: i përket betejës mendore e betejës me veten time, pastaj i takon kileve - shkruan ajo në Instagram -. Dua të tregoj se të gjithë ne kemi betejat tona, historitë e udhëtimet. Kjo është së pari një betejë mendore, pastaj fizike dhe është e vështirë. Kam patur shumë ditë të vështira e kam akoma. Isha mësuar të haja, të vdisja urie, të mbingarkohesha, ti nënshtrohesha një stërvitje të tepruar, të ndihesha e trishtuar dhe fajtore. Ishte një rreth vicioz dhe, mbi të gjitha, nuk e doja veten.

Ndonjëherë është vështirë të gjesh ekuilibrin, por unë luftoj, besoj e nuk dorëzohem. Nuk ka rëndësi sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh dhe e riprovon. Dua vetëm të them se nuk është e lehtë e më besoni e di mirë, por vazhdoj të luftoj. Do të kesh ulje e ngritje por do të vazhdosh të ecësh para cdo ditë. Është gjithcka e bazuar tek ekuilibri e, mbi të gjitha, qendro e fortë mendërisht e mos resht kurrë së dashuri veten përgjatë kësaj rruge".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI