Flash

Foto/ Shikoni muskujt e Ronaldos: karantina nuk i ka hequr asnjë fibër CR7

Lapsi.al 15 May 2020
Foto/ Shikoni muskujt e Ronaldos: karantina nuk i ka hequr asnjë fibër
Më shumë se dy muaj karantinë të detyruar nuk duket se kanë prekur fare formën fizike të Cristiano Ronaldo. Portugezi ka publikuar në rrjetet sociale një foto që nuk i lë fare vend imagjinatës, duke treguar muskujt si një formë sigurie për tifozët e tij: 'pavarësisht pauzës së gjatë, fiziku i tij ka mbetur i gdhendur në perfeksion. CR7 është kthyer në Torino në 4 maj pasi ka kaluar izolimin në vendlindjen e tij në Funchal e tani është gati të mbyllë edhe dy javët e karantinës së detyruar për të gjithë ata që kthehen në Itali nga jashtë. Kampioni i Juventus është më shumë se gati të kthehet të stërvitet në fushë dhe ky është lajmi më i mirë për bardhezinjtë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI