Flash

Diouf, afrikani më i mirë?! Eto’o: “Do ketë pirë ndonjë gotë, askush si unë”

Lapsi.al 15 May 2020
Diouf, afrikani më i mirë?! Eto’o: “Do ketë pirë

Samuel Eto’o nuk mund të pranojë deklaratat e El-Hadji Diouf. Ish-sulmuesi i Liverpool e kishte përcaktuar veten si “më i talentuari lojtar afrikan“, por përgjigja e Eto'o e sjell me këmbë në tokë: “Vëllai im Diouf do ketë pirë ndonjë gotë tepër. Askush nuk ishte në nivelin tim, më i fortë apo më i mirë se unë, as Drogba. Nuk e them unë, është fakt. Doja të isha numri 1 e kam qenë gjithë karrierën time“, ka deklaruar ish-sulmuesi i Barcelona e Inter.

Pastaj sulmuesi e zgjeron temën e bisedës, duke zgjedhur sulmuesin më të fortë të historisë së futbollit: “Më i miri nga të gjithë ka qenë Ronaldo Fenomeni. Kam respekt e admirim të madh për të. Pastaj juanë shumë nga ne që vijnë pas tij, e do përfshija veten ndër ata. Më të mirët aktualisht? Lionel Messi, që është më ekspert, e Kylian Mbappé, që është i riu që më bën shumë përshtypje. Mendoj se do të bëhet ylli kryesor botëror në vitet e ardhshme“.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI