Flash

"Alkoli pika e dobët e Vidal, Conte donte të dënonte": Chiellini bën një tjetër 'armik'

Lapsi.al 15 May 2020
"Alkoli pika e dobët e Vidal, Conte donte të dënonte":

Pas shigjetimeve për Balotelli e Felipe Melo që krijuan shumë debate, autobiografia e Giorgio Chiellini zbulon edhe problemet me alkolin të ish-shokut të tij të skuadrës Arturo Vidal, që sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën e Inter për tu bashkuar me Antonio Conte: "Një si Vidal herë pas herë dilte e pinte më shumë se cduhet, e dinë të gjithë, mund të them se alkoli ishte pika e tij e dobët".

"Nuk është se do diskutojmë kampionin, apo njeriun për këtë! - vazhdon Chiellini - Dobësitë bëjnë pjesë në natyrën njerëzore, rëndësi kanë pasojat që mund të kenë tek grupi. Arturo i madh disa herë në vit nuk vinte në stërvitje, ose vinte kur ishte akoma në qejf, ta themi kështu. Por nuk na la kurrë në baltë, përkundrazi, mendoj se ndonjëherë këto gjëra kthehen në pikë force. Fatkeqësisht e njoha pak Paolo Montero, një tjetër që jetonte natën si mbret. Moggi i kërkoi të qendronte në shtëpi, por kur rendimenti i tij ra, shkoi tek ai e i tha: 'Paolo, të lutem, mjaft qendrove në shtëpi mbrëmjeve, kthehu ai i prëhershmi!'. Edhe Vidal ishte pak a shumë kështu".

Kjo në fakt e acaronte ndonjëherë Antonio Conte: "Më kujtohet ende një turne amerikan, ishim në Miami mbrëmjen para stërvitjes sonë të fundit, përpara se të ktheheshim dhe kishim liri dalje. Mëngjesin tjetër, Arturo nuk dukej askund. Ishte në shtrat, e duhet ta ngrinim me forcë. Atë ditë provuam edhe materialin e ri stërvitor, ishim veshur me të zeza dhe ishte temperatura 40 gradë: Conte mezi priste që Vidal në atë gjendje të hiqte dorë, për ta nxjerrë nga skuadra e për ti dhënë një dënim ekzemplar. Por pas 10 minutash ku Arturo dukej sikur nuk shihte as të pasonte topin, e vazhdoi stërvitjen duke vrapuar si i cmendur duke na lënë pas të gjithëve nga 20 metra. Cfarë ti thuash një njeriu kështu, që sjell alegri në grup, përvecse ishte një lider, një luftëtar e një kampion i madh?".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI