Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Projekt kalendari i FSHF-së vë në rrezik lojtarët: kampionati nis me 4 ndeshje në 11 ditë

Lapsi.al 14 May 2020
Projekt kalendari i FSHF-së vë në rrezik lojtarët:

Mjekët e Barcelonës ngritën alarmin prej kohësh në Spanjë, Mourinho bëhet pengesa kryesore për rifillimin e futbollit në Angli, duke kërkuar më shumë kohë për të shmangur rrezikun e dëmtimit të lojtarëve e fizioterapistët, përfshirë Perli Rusin tek ne, kanë kërkuar një kujdes të madh kur futbollit të rinisë, pikërisht për të mbrojtur lojtarët. Ky është shqetësimi më i madh, pas praktikisht dy muajve inaktivitet: rreziku i dëmtimeve që mund të pësojnë lojtarët, sidomos me intensitetin e ndeshjeve të detyruar nga obligimi për të përfunduar sezonet para gushtit. Por FSHF sic duket e ka harruar këtë gjë, duke i vënë lojtarët e Superiores në një sprovë të vërtetë, një tur force që parashikon katër ndeshje në 11 ditët e para.

Starti asfiksues, me katër ndeshje në 11 ditë mes Kupës e kampionatit, është edhe problemi më i madh për Superioren dhe protagonistët e saj që rrezikojnë të humbasin lojtarë në këtë impakt frontal. Duke patur parasysh që lojtarët duhet të rigjejnë formën pas dy muajsh inaktivitet, kjo periudhë është edhe më e rrezikshmja për lojtarët që mund të pësojnë dëmtime, e sinjalizuar edhe nga mjekët e fizioterapistët e klubeve, por që kanë rënë në vesh të shurdhët.

Kohëzgjatja që Federata e ka parë të arsyeshme në këtë projekt kalendar mund të ishte e njëjtë edhe në rast se organizimi do të ishte ndryshe, me një fillim më të butë, për ti dhënë lojtarëve mundësinë për të përballuar ritmin e ndeshjeve. Por kjo nuk është parë e arsyeshme, ose më keq nuk është menduar fare. Kështu, janë programuar në këtë hark kohor tre javë kampionat, në datat 3, 7 dhe 14 qeshor si dhe cerekfinalet e vajtjes së Kupës së Shqipërisë pikërisht në datën 10.

Vetëm pas kësaj futbollistët, që gjatë kohës së stërvitjeve në grup nuk do të mund të bëjnë as ndeshje miqësore, mund ti gëzohen 6 ditëve pushim. Korriku do të jetë më i alternuar, edhe pse sprinti për të përfunduar kampionatin në datën 29 nuk lejon shumë hapësira për të pushuar, me finalen e Kupës të programuar për në datën 2 gusht dhe playoffin në 5 e 6 të atij muaji.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI