Flash

Basha: "Po preku teatrin sulm mbi Surrelin, vilat e oligarkëve dhe qendrat tregëtare". A e ka seriozisht?

Lapsi.al 14 May 2020
Basha: "Po preku teatrin sulm mbi Surrelin, vilat e oligarkëve dhe
Lulzim Basha ka reaguar me fjalë ashtu sikurse i takon liderit të opozitës në një vend të kapur nga një bandë autokratike. Pas takimit me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ai ka qenë i ashpër për atë që e ka quajtur një kapërcimi i vijës së kuqe, një akt lufte që do të ketë përgjigjen e merituar: "Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar"! (video poshte) Lexo me tej:

Basha: Prishja Teatrit është një akt i pastër lufte, do të ketë përgjigjen e merituar në Surrel!

Ai nuk ka folur vetëm për sulm ndaj institucioneve, por edhe ndaj qendrave tregëtare dhe vilave të oligarkëve. Ndonëse, fjalët e Bashës ngërthejnë të vetmen rrugë që i ka mbetur shumicës së vjedhur për të reaguar ndaj një grushti grabitësish, pyetja që shtrohet është nëse lideri i opozitës e ka seriozisht. Sepse ai ka abuzuar shumë me fabulën e bariut që bërtet: "Ujku, Ujku". Sepse pasi i ka bërë thirrje njerzve për mosbindje civile ai më pas është tërhequr me parrullën: " Dhuna i shërben Edi Ramës". Pasi nxiti protestat e fuqishme në kohën pas djegjes së mandateve, ai u pendua madje kur u ul në tryezën e reformës me Gjiknurin, u tall me 'revolucionarët që e kritikonin nga pozicione radikale.    Berisha hapur kundër Bashës: “S’duhet humbur kohë me Ramën, duhet rrëzuar me revolucion” Edhe tani në kohën e pandemisë ai theksoi se qasja e re e opozitës nuk është ajo radikale. Po a ka gjë me ekstremiste sesa të bësh thirrje për të shkuar tek shtëpia private e Ramës, tek vilat personale të oligarkëve tek qëndrat e tyre tregtare? Janë pikërisht këto oshilacione që të bëjnë të mendosh nëse lideri i opozitës ishte serioz kur foli pas takimit me përfaqësuesit e Aleancës. Edhe më të mëdha bëhen pikpyetjet kur mendon se ai të tilla qëndrime ka mbajtur edhe gjatë çadrës deri në marëveshjen e 18 majit, edhe kur u vu trau tek Rruga e kombit, edhe kur tha se nuk do ketë votime në 30 qershor edhe kur tha se nuk do prishen shtëpitë tek Unaza e Re. Prandaj shumëkush sot ndonëse i jep të drejtë fjalëve që basha thotë, shpreson që teatrin ta ruajë zoti. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

Shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk është veçse një etapë e trishtë e një historie qesharake. Kjo jo për faktin se ajo do të...

14:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI