Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Suedia nuk aplikon teste: lojtarët e trajnerët do plotësojnë formularin e vetëvlerësimit

Lapsi.al 13 May 2020
Suedia nuk aplikon teste: lojtarët e trajnerët do plotësojnë

Suedia synon të rifillojë kampionatin në 14 qershor e do ta bëjë pa aplikuar testet e koronavirus mbi futbollistët e trajnerët përpara stërvitjeve apo ndeshjeve. Sipas protokollit të firmosur, të teseruarit do të limitohen të përmbushin një formular vetëvlerësimi cdo mëngjes, që do tia dërgojnë me e-mail mjekut të klubit (brenda e jo përtej dy orë përpara mbërritjes për në stërvitje ose në stadium për një ndeshje) që do të vendosë për pranimin ose jo.

Futbollistët, kështu, do të mbeten në shtëpi vetëm nëse shfaqin simptoma, një vendim në linjë me parimin suedez sipas të cilit vetëm personat që "ndihen aq keq sa për tu shtruar në spital kryejnë testin për Koronavirus" ka deklaruar një zëdhënës i ligës suedeze për Associated Press. Protokolli, në thelb, reflekton politikën shumë tolerante me të cilën Qeveria suedeze ka përballuar pandeminë, duke refuzuar që në fillim të privojë qytetarët nga liria e tyre individuale e duke mos aplikuar masat shtrënguese që u morën në pjesën më të madhe të vendeve europiane.

Brenda kësaj jave, autoritetet duhet të vendosin nëse dy divizionet e para futbollistike mund të rifillojnë muajin e ardhshëm nga aktiviteti. Objektivi është ai për tu kthyer në fushë brenda 14 qershorit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI