Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Protokolli 'i egër' i Premier League për rifillimin: asnjë sparkatë e dy teste në javë

Lapsi.al 13 May 2020
Protokolli 'i egër' i Premier League për rifillimin:

Edhe Premier League po përgatitet të rifillojë stërvitjet në grup në kuadër të një protokolli të ashpër sanitar. I paraprirë nga BBC, dokumenti parashikon një seri masash për të limituar mundësitë e infektimit, mes të cilëve ndalimi i ndërhyrjeve në sparkatë, disinfektimi i të gjithë materialit teknik (si topat, flamujt, piramidat...) e detyrimi për skuadrat që të kryejnë dy teste në javë.

Stërvitjet mund të kryhen, të paktën në një fazë të parë, me grupe prej maksimumi pesë lojtarë e gjithnjë me "respektimin rigoroz të rregullave mbi distancimin social". Për momentin, janë të ndaluara edhe ndeshjet e kontrollit. Përveç testeve, lojtarët do ti nënshtrohen, para cdo seance, kontrollit të temperaturës e duhet të plotësojnë një pyetsor mbi gjendjet shëndetësore respektive.

Do të hartohet gjithashtu një regjistër qendror i rezultateve të testit Covid-19, në varësi të pëlqimit dhe marrëveshjes me Shoqatën e lojtarëve. Shpresa e klubeve është që të rifillojnë aktivitetin që të hënën, me seancat e para, që do të kenë një limit me një aktivitet 75-minutësh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI