Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Çështja Bryant merr tjetër kthesë: "Fajtori i aksidentit ishte Kobe"

Lapsi.al 13 May 2020
Çështja Bryant merr tjetër kthesë: "Fajtori i

Vazhdon jo pa befasi skena e betejës ligjore në lidhje me incidentin që coi në vdekjen e legjendës së Nba Kobe Bryant. Shoqëria e thirrur në gjykim nga Vanessa Bryant, ka sulmuar duke shpjeguar se "cfarëdo dëmtim ose dëmi i paditësit ose i viktimave është shkaktuar drejtpërdrejt nga pakujdesia ose faji i vetë paditësve ose viktimave, të cilët ishin plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet, të pranuara vullnetarisht". Ara George Zobayan, piloti i avionit, pra, nuk është aq fajtor për atë që ndodhi, sa ka qenë vetë Kobe.

Në aksidentin që ndodhi në kodrat e Los Angeles në 26 janarin e kaluar, humbi jetën edhe e bija e Bryant Gianna e 6 persona të tjerë, në kohën kur ishin nisur për një ndeshje basketbolli të moshave. Kushtet atmosferike të vështira e me mjegull ishin "vendimtare" për mungesën e shikueshmërisë dhe përplasjen e mëpasshme.

Për sa i përket debatit, sipas avokatëve të kompanisë së helikopterëve "Kobe Bryant e Gianna ishin në njohje reale të rrethanave, të rreziqeve në vecanti e të një vlerësimi të rreziqeve të lidhura me fluturimin. Ata vazhduan të përballen me një rrezik të njohur dhe vullnetarisht morën përsipër riskun e një aksidenti ose dëmtimi që do të parandalonte procesin e dëmeve".

Gjithnjë në Gjykatë, Berge Zobayan, vëllai i pilotit të helikopterit, ka saktësuar, përmes avokatit të tij se "çdo humbje ose dëm i pësuar nga paditësit dhe/ose pasardhësit e tyre është shkaktuar drejtpërdrejt, tërësisht ose pjesërisht, nga pakujdesia e të njëjtëve dhe kjo përfshin ndërgjegjësimin e tyre për marrjen parasysh të rreziqeve të përfshira. Kjo pakujdesi ishte një faktor thelbësor në shkaktimin e dëmeve të lartpërmendura, për të cilat mbrojtja nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI