Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Akord klubesh, binden kundërshtuesit: Superioria nis më 3 qershor

Lapsi.al 13 May 2020
Akord klubesh, binden kundërshtuesit: Superioria nis më 3 qershor

Futbolli del nga mbledhja e presidentëve të klubeve të Superiores me një vendim të rëndësishëm, atë për të projektuar nisjen e futbollit të mërkurën e parë të muajit të ardhshëm në 3 qeshor. Natyrisht kjo datë ka nevojë për aprovimin e autoriteteve shëndetësore, por vendimtare është unifikimi i qendrimit të klubeve, katër nga të cilat ishin shprehur fillimisht kundër rifillimit të lojës.

Mbledhja e sotme e drejtuesve të 10 klubeve të Superiores me FSHF-në, ka bindur skeptikët për rëndësinë e rifillimit të kampionatit, duke anashkaluar edhe interesat e ngushta të klubeve përkatëse. Federata në fakt ka insistuar gjatë gjithë kohës për domosdoshmërinë e cuarjes në fund të këtij sezoni, gjë që pas këtij takimi është një hap më pranë.

Klubet që mbështesin këtë tezë nuk ishin pak. Kukësi nën kampion i vendit ishte shprehur kundër, i frikësuar nga kushtet që do të duhet të përballonte, në rast se futbolli riniste. Edhe Luftëtari ishte gati të pranojë kapitullimin pa kushte, duke firmosur për verdikte në bazë të renditjes aktuale, gjë e cila e fundos në Kategorinë e Parë klubin gjirokastrit, bashkë me Flamurtarin një tjetër klub që e kishte ngritur zërin kundër rinisjes, duke qenë se edhe për vlonjatët fatet ishin të vendosura. Kjo ndoshta mund të ndodhte edhe me skenarin tjetër, atë të futbollit të luajtur, ose ekziston edhe varianti tjetër konspirativ, që klubet që rrezikojnë rënien janë të gatshëm të rrezikojnë, për të patur një shans në ngrirjen e rrëzimeve nga Kategoria, duke e bërë sezonin e ardhshëm me 12 skuadra Superioren.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI