Flash

Rashica tek Leipzig, drejtori sportiv i Red Bull e mohon: "Është intersant, por shohim edhe të tjerë"

Lapsi.al 12 May 2020
Rashica tek Leipzig, drejtori sportiv i Red Bull e mohon: "Është

Milot Rashica është sulmuesi i ri i Red Bull Leipzig: ky ishte lajmi i publikuar nga Bild që bënte fakt të kryer transferimin e sulmuesit të kombëtares së Kosovës nga Werder Bremen, por që gjeti menjëherë reagimin e drejtorit sportiv të RB Leipzig Markus Krösche që mohoi transferimin e Rashicës për €20 milion euro: "Miloti është interesant, por ka edhe lojtarë të tjerë interesantë. Ne jemi zakonisht të përqendruar për skuadrën e të ardhmes, por ajo është ende larg, fokusimi ynë është të nisim kampionatin të shtunën" - tha Krösche për Bild - "Më pas do të shohim cfarë mundësish do kemi, që të flasim në terma konkretë".

Rashica ka një klauzolë të zgjidhje së kontratës me Werder për €38 milion euro, të cilin Krosche, në prill, kishte deklaruar se Leipzig nuk do ta paguante. Në fakt, në kontratën e 23-vjeçarit janë dy klauzola: e para në rast në Werder bie nga Bundesliga, e Rashica mund të largohet për vetëm 15 milionë euro. E dyta për 38 milionë euro, nëse ndonjë klub kërkon të marrë kosovarin për sa kohë është nën kontratë dhe luan në Bundesligë.

Rashica ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë gjashtë asist në 30 ndeshje sezonin e kaluar në Bundesligë. Ndërsa në atë aktual, sulmuesi ka shënuar 10 gola dhe pesë asist në 24 ndeshje. Werder Bremen është në vendin e parafundit në Bundesligë, me 18 pikë, tetë pikë larg mbijetesës që aktualisht mbahet nga Mainz.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI