Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Premier League rrezikon ndërprerjen: futbollistët kundërshtojnë rifillimin

Lapsi.al 12 May 2020
Premier League rrezikon ndërprerjen: futbollistët

Qeveria angleze është shprehur qartë, futbolli profesionist mund të rifillojë nga fillimi i qershorit e data më e mundshme për javën e parë të Premier post-lockdoën është përcaktuar 12 e atij muaji. Vetëm se nuk është kaq e thjeshtë. E jo vetëm sepse janë tetë klube kundër. Tani përfshihen edhe lojtarët. Sipas asaj që ka zbuluar "Daily Mail" disa nga futbollistët më prestigjozë kanë lajmëruar klubet e tyre se nuk duan të fillojnë stërvitjet.

Rifillimi i stërvitjeve, në Angli, është fiksuar për të hënën në 18 maj, me masat e sigurisë që tashmë dihen mirë: punë në grupe të vogla në distancë. Një zgjidhje që sidoqoftë nuk i ka pëlqyer shumë lojtarëve që kanë shprehur qartë, si në publik ashtu edhe tek drejtuesit e tyre, të gjithë shqetësimet për të rifilluar aktivitetin fizik përpara se situata e Covid-19 të normalizohet.

Nuk mjafton, sepse kësaj i shtohet edhe refuzimi i fortë i lojtarëve për një tjetër vendim, atë për të mos futur në karantinë gjithë skuadrën, por vetëm lojtarin e përfshirë, në rast pozitivitteti. Një masë që konsiderohet shumë e rrezikshme e po zgjeron në mënyrë evidente frontin kundërshtar të rifillimit të kampionatit mes yjeve të Premier.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI