Flash

Pas festimeve të çmendura të Conte fshihet pasioni për futbollin: "E jetoj punën dhe shfaq emocionet"

Lapsi.al 12 May 2020
Pas festimeve të çmendura të Conte fshihet pasioni për

Antonio Conte arrin të transmetojë gjithnjë dicka speciale tek skuadrat që drejton. E thonë lojtarët që kanë patur mundësinë të punojnë me të. E vetë tekniku konfirmon gjithcka, duke i dhënë meritat impaktit që ka në një ambjent. "E jetoj punën time në mënyrë intensive! - ka shpjeguar tekniku i Inter për SkySport UK duke folur për aventurën e tij tek Chelsea e për mënyrën e të festuarit në pankinë -. Ndonjëherë e tregoj pasionin tim dhe dua ta ndaj lumturinë me tifozët".

E pikërisht tek Blues, Antonio Conte ka patur mundësin të konfrontohet me John Terry. "Të stërvisje një legjendë të Chelsea si ai ishte një nder i madh - ka shpjeguar tekniku -. Ishte e lehtë të punoje me të falë profesionalizmit". "Po flasim për një njeri të mirë e një lojtar të madh - shtoi ai -. Më ka ndihmuar shumë në sezonin tim të parë brenda e jashtë fushës". "Ishte shumë i rëndësishëm në fushën e stërvitjes, gjatë seancave për të mbajtur lart standardet e përqendrimit", vazhdoi Conte.

"Nuk do të jem kurrë në gjendje ta falenderoj sa duhet - shtoi ai -. Ishte shumë i rëndësishëm për mua e skuadrën tonë". "4-0 me Manchester United ishte një shtysë e rëndësishme sepse kuptuam që mund të luftonim për titullin", përfundoi Conte, duke folur për triumfin në Premier League në krye të Chelsea.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI