Flash

"Nuk arrija të laja dhëmbët": Bergomi tregon pasojat nga infektimi me Covid

Lapsi.al 12 May 2020
"Nuk arrija të laja dhëmbët": Bergomi tregon pasojat

Beppe Bergomi ka rrëfyer se është infektuar rreth dy muaj më parë me Koronavirus. "Bëra një test sierologjik: jam pozitiv me IGG e negativ ndaj IGM. Në fillim të marsit kam qenë keq, kam patur probleme me humbjen e aromës e me shpinën, nuk pata vështirësi me mushkëritë - ka shpjeguar ish-kampioni i Botës në një lidhje direkt në Instagram -. Nuk pata frikë, por kisha gjithnjë ftohtë".

"Mendova: 'do jem ftohur..'. Por në fakt rezultova pozitiv - vazhdoi ish-kapiteni i Inter-. Kisha gjithnjë dhimbje, isha gjithnjë i këputur. Nuk arrija të ulesha për shkak të dhimbjes në shpinë e rrija gjithnjë në këmbë". Një dëshmi që, edhe pse në një formë të lehtë, rrëfen të përjetuara një pjesë të simptomave e të komplikacioneve të lidhura me Covid 19.

"Tani fati e do të kem antitrupa, por më kanë shpjeguar që nuk të mbrojnë 100% sepse virusi ndryshon - shpjegoi Bergomi -. Por nëse do të merrja përsëri do ta kisha në formë të lehtë". "Miqtë më tallnin e më thoshin se po mendoja ca si tepër, por unë nuk isha mirë. Pastaj me kalimin e ditëve dhimbja u largua, por isha keq 20-25 ditë. Tani jam mirë, sot rinisa të vrapoj", përfundoi legjenda zikaltër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI