Flash

Bale drejt rikthimit në Premier League: Real e ka gjetur zëvendësuesin tek Bayern

Lapsi.al 12 May 2020
Bale drejt rikthimit në Premier League: Real e ka gjetur

Gareth Bale është pranë rikthimit në Angli. Newcastle United, falë pronësisë së re arabe, po tenton ti rrëmbejë sulmuesin e majtë Real Madrid. Në ditët e kaluara u përhapën fjalët se për uellsianin ishte i interesuar edhe Inter Miami, me David Beckham të gatshëm për ta sjellë lojtarin në MLS. Vetëm se është e vështirë të mendohet se një lojtar që nuk ka mbushur ende 31 vjec do të mund të vendosë të vazhdojë karrierën në një kampionat si ai amerikan.

Real në anën tjetër po mendon për një zëvendësues, duke qenë se ishte gati ta hiqet 'qafe' uellsianin edhe në fillim të këtij sezoni, lëvizje që më pas u komplikua nga dëmtimet e shumta të fillim sezonit në radhët e Blancos. Objektivi i parë është Leroy Sané i Manchester City që mbulon të njëjtin rol si Bale, por sulmuesi gjerman është shumë pranë firmës me Bayern Mynih, që është gati të shesë Kingsley Coman. Guardiola do ta dëshironte si zëvendësues të Sané, por Real Madrid ka lëvizur i pari dhe ëshët shumë i mundshëm transferimi i francezit në skuadrën e Zinedine Zidane.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI