Flash

Qeveria italiane jep aprovimin për stërvitjet në grup: "Ok nga 18 maji, por me kujdes"

Lapsi.al 11 May 2020
Qeveria italiane jep aprovimin për stërvitjet në grup: "Ok

Ashtu si parashikohej, ka mbërritur aprovimi i qeverisë për stërvitjet kolektive për futbollin. Ministrat Speranza e Spadafora kanë shpërndarë një deklaratë të përbashkët në të cilën japin lejen për seancat stërvitore në grup, por me kujdes të madh. "Mendimi i kërkuar nga Qeveria mbi protokollin e prezantuar nga Figc është shprehur nga Komiteti Teknik Shkencor e konfirmimi për linjën e kujdesit është theksuar sërisht nga ministritë kompetente. Indikacionet e Komitetit, të cilat duhet të konsiderohen të rrepta dhe detyruese, do t'i transmetohen Federatës për rregullimet e nevojshme të Protokollit në mënyrë që të lejojë rifillimin e sigurt të trainimit të ekipit duke filluar nga 18 maj".

Pasi është arkivuar çështja e stërvitjes në grup, tani mbetet në tryezë për tu përcaktuar rifillimi i mundshëm i kampionatit. Po, sepse të dy aspektet, sidoqoftë të lidhura, nuk janë domosdoshmërisht pasuese: rikthimi tek seancat në grup nuk do të thotë dritë jeshile për Serinë A.

Në pritje të kuptohet se do të jetë sjellja në rast të një pozitiviteti të ri brenda skuadrave, një pikë tjetër themelore për rifillimin duhet të jetë edhe rezultati i testeve kardio-vaskulare, të cilat domosdoshmërisht duhet të përjashtojnë çdo lloj rreziku për ata që u infektuan me virusin. Sigurisht, me një sy gjithnjë shumë të vëmendshëm për përparimin e kurbës epidemiologjike e me tjetrin tek kalendari. Për momentin, në fakt, nuk ka ende një datë për rikuperimin, edhe nëse idea është kthimi në fushë në fundjavën e 13-14 qershorit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI