Flash

Mesfushori i Atalanta nuk ia doli: "Buzëqeshja jote e sjellshme do të mbetet gjithnjë"

Lapsi.al 11 May 2020
Mesfushori i Atalanta nuk ia doli: "Buzëqeshja jote e sjellshme do

Andrea Rinaldi nuk ia doli dot. Mesfushori i ri 19 vjecar në pronësi të Atalanta e i huazuar tek Legnano, është shuar në spitalin e Varese ku u shtrua të premten në gjendje shumë të rëndë, pasi u godit nga një aneurizëm cerebrale gjatë një seancë stërvitore në shtëpi, në banesën e tij në Cermenate. Andrea luftoi për disa orë për jetën, por e humbi betejën në mëngjesin e të hënës.

Në mbrëmjen e të dielës gjendja e tij ishte e rëndë e djaloshi ishte në reanimacion në spitalin Circolo të Varese, i mbajtur në jetë nga aparaturat, që kishin regjistruar një aktivitet shumë të dobët cerebral gjatë ditës. Sipas asaj që është saktësuar, 19 vjecari është goditur nga një aneurizëm cerebrale ndërsa ishte në kopështin e shtëpisë, ku po zhvillonte një stërvitje të thjeshtë për tu mbajtur në formë.

ATALANTA: "THELLËSISHT TË PREKUR"

"Presidenti Antonio Percassi e gjithë familja e Atalanta, thellësisht të prekur, marrin pjesë në dhimbjen e familjarëve e të A.C. Legnano për humbjen e Andrea Rinaldi": është ajo që lexohet në komunikatën e ngushëllimit të Atalanta, për vdekjen e 19 vjecarit, të rritur në ekipet e moshave zikaltër. "Ajo buzëqeshja jote e sjellshme do të mbetet gjithnjë në zemrën e atyre që patën fatin të të njohin".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI