Flash

Maldini, në 'sparkatë' ndaj Rangnick: "Përpara italishtes, mëso respektin"

Lapsi.al 11 May 2020
Maldini, në 'sparkatë' ndaj Rangnick: "Përpara

Deklaratat e Ralf Rangnick, kandidati numër 1 për tu bërë trajneri i ri i Milan, nuk kanë kaluar pa vëmendje në kampin kuqezi. Gjermani ka kërkuar "fuqi të plotë", gjë që e ka bezdisur shumë Paolo Maldini, drejtori teknik aktual i Milan: "Duke folur në këtë mënyrë është futur në fushën ku po punojnë profesionistë me kontrata për të mirën e shoqërisë - ka komentuar ai -. Një këshillë do kisha për të, përpara se të mësojë italishten duhet të rifreskojë konceptet e përgjithshme të respektit".

Në ditët e kaluara Rangnick ka lëshuar disa deklarata, duke pranuar se është kontaktuar nga shoqëria kuqezi, por duke konfirmuar dëshirën për të kërkuar "fuqi të plota administrimi" për të marrë në konsideratë ofertën e një roli tek Milan për sezonin e ardhshëm. Rol që në këtë mënyrë do të përplaset detyrimisht me atë që aktualisht ka në shoqëri Paolo Maldini.

"Duke mos folur kurrë me Rangnick - deklaron drejtori teknik kuqezi për ANSA - nuk kuptoj mbi cbaza ngrihen deklaratat e tij, edhe për faktin se nga shoqëria nuk më është thënë asgjë" ka thënë Maldini duke qartësuar pozitën e tij dhe një status quo jo shumë solide me shoqërinë, që jo pak kohë më parë lejoi largimin e Zvonimir Boban, që kundërshtoi pikërisht ardhjen e mundshme të gjermanit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI