Flash

Inisiativa unike: FC Copenaghen kthen Telia Parken në shkollë

Lapsi.al 11 May 2020
Inisiativa unike: FC Copenaghen kthen Telia Parken në shkollë
Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar zakonet e të gjithë botës, edhe në futboll. Në Danimarkë po provojnë të rinisin e shoqëritë e futbollit janë ndër më aktivet për të gjetur zgjidhje të normalitetit të ri. Nëse Aarhus kërkon ti cojë tifozët në stadium me Zoom, Copenaghen ka nisur një inisiativë unike në llojin e saj, duke trasformuar tribunat e stadiumit Telia Parken, në banka shkolle në ambjent të hapur. Për shtatë javët e ardhshme nxënësit e shkollës Øster Farimagsgades do të studiojnë në stadium. "Jemi të lumtur që mund të ndihmojmë shkollat e Copenaghen për të zgjidhur një sfidë të vështirë, e në të njëjtën kohë mezi presim të shohim shumë fëmijë të lumtur këtu. Kemi përgjegjësinë të gjejmë zgjidhje kreative në një moment kaq të vvështirë" ka komentuar Lars Bo Jeppesen, drejtori i shoqërisë që administron stadiumin e shtëpisë së Copenaghen. Dita shkollore ka nisur me klasat e katërta e të pesta elementare, me nxënësit që kanë kënduar në kor himnin kombëtar, përpara se të futeshin në tribunën VIP e të zhvillonin leksionin e parë me një panoramë të fushës së gjelbër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI