Flash

Higuain në Argjentinë lë sulmin pa alternativë: SArri mendon për Bernardeschi

Lapsi.al 11 May 2020
Higuain në Argjentinë lë sulmin pa alternativë: SArri mendon

Qendrimi i zgjatur i Pipita in Sudamerica, përvec se ka forcuar zërat për një mundësi akordi me River Plate, ka ngadalësuar rikthimin në fushë të argjentinasit që do të jetë i detyruar të respektojë periudhën e karantinës. Një situatë që Juventus nuk i ka pëlqyer, për më tepër që detyrohet tashmë të administrojë rifillimin e sezonit pa një qendërsulmues të vërtetë.

Sarri nuk ka alternativë për dyshen Cristiano Ronaldo-Dybala, shumë herë e përdorur gjatë sezonit, por me "Joya" gati të futej nga pankina, apo të zëvendësohej nga Higuain me ndeshjen në zhvillim. Mundësitë nuk janë të shumta e duhet adaptuar organika në dispozicion në rast dëmtimi të një nga dy sulmuesve kryesorë.

Me 4-3-3 nuk ka shumë probleme duke qenë se Cuadrado, Douglas Costa apo Bernardeschi mund të sigurojnë një potencial të fuqishëm ofensiv në krahë. Por në rast të përdorimit të sistemit tjetër të lojës, që është përdorur jo rrallë nga Sarri, atë me romb në mesfushë e dy sulmues, alternativa e vetme e dyshes Ronaldo-Dybala është impenjimi i Bernardeschi në rolin e falso nueve. Një ide që vërtitet në mendjen e teknikut e ndoshta në një situatë emergjence ish-viola mund të gjejë rolin e tij perfekt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI