Flash

Bundesliga nën panikun e lojtarëve, Leipzig luan 'fair': "Nëse dikush ka frikë, le të marrë kohë"

Lapsi.al 11 May 2020
Bundesliga nën panikun e lojtarëve, Leipzig luan 'fair':

Bundesliga është gati të rifillojë, por mes futbollistëve vazhdon të ketë një lloj shqetësimi. E ka konfirmuar këtë, edhe pse në mënyrë indirekte, drejtori sportiv i Leipzig, Markus Krösche: "Nëse një futbollist ka dyshime, apo edhe frikë, ne duhet ta respektojmë - ka thënë ai - Kush ka nevojë ta kuptojë më mirë këtë situatë ose nuk dëshiron të stërvitet, mund të vijë e të flasë me ne. Leipzig është i gatshëm ti japë futbollistëve mundësinë të mos stërviten apo të marrin më shumë kohë, përpara se të kthehen në fushë".

Leipzig e pret ndeshja në shtëpi kundër Freiburg, në fund-javën e shumëpritur të rikthimit e Krösche ka shpjeguar që skuadra është e përgatitur sic duhet, si nga ana mjekësore, ashtu edhe nga ajo e komportimit: "Kur erdhi momenti i stërvitjeve në grup, kemi folur me skuadrën. Djemve i thamë se kjo është puna jonë, ajo që na bën të shkojmë përpara, e gjithashtu se është e rëndësishme që cdokush të marrë përgjegjësitë e sjelljeve të tij, sidomos në respekt të shokëve të skuadrës".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI