Flash

Real Estelì fiton titullin e parë në epokën Covid-19: festë lojtarësh, por rrugët të shkreta

Lapsi.al 10 May 2020
Real Estelì fiton titullin e parë në epokën Covid-19:

Shkon për Real Estelì, kampioni 2020 i Nikaraguas, titulli i parë i dorëzuar në fushë në kohën e Koronavirus. Bardhekuqtë, pas 1-1 të arritur në finalen e vajtjes, në kthim kanë fituar në fushën e Managua falë golave të Rosas, Ayerdis e Lopez (3-1 përfundimtar), duke fituar titullin. Në përfundim të sfidës, të luajtur me dyer të mbyllura, nuk kanë munguar skenat e festimeve nga ana e fituesve, edhe pse nuk ka patur grumbullime në rrugë, të ndaluara nga autoritetet, lokale e futbollistike.

Megjithatë, shumë anëtarë të 'Pasion Azul', grupi ultras i Managua i formuar nga rreth 80 persona, janë grumbulluar në shtëpitë e tyre për ta ndjekur ndeshjen në televizion.

Në pankinë e në anë të fushës të gjithë mbanin maskat mbrojtëse, ashtu si edhe gazetarët prezentë në stadium. "Shpejt do të vijë dita kur do të kthehemi të përqafohemi e të ndjejmë pasionin për ngjyrat që duam në vendin e duhur, shkallët e stadiumit", shkruhet në një komunikatë të shpërndarë nga 'Liga Primera' nikaraguajane.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI