Flash

Pandemia bllokon Gjykatat, Manchester City ka frikë për ankimimin në CAS

Lapsi.al 10 May 2020
Pandemia bllokon Gjykatat, Manchester City ka frikë për ankimimin

Manchester City është në ankth për ankimimin në CAS kundër përjashtimit për dy vjet nga Kupat europiane për shkak të thyerjes së rregullave të Fair Play Financiar. Klubi anglez kishte prezantuar një apel pak ditë pas dënimit të dhënë nga Uefa, por pandemia për Covid-19 ka ngadalësuar punimet në Gjykata e cështja nuk do të mund të diskutohet përpara korrikut: një problem i fortë me situatën ende të paqartë në Premier League.

Nra rast se kampionati anglez nuk do të rifillojë, në fakt, Football Association do të njoftojë menjëherë emrat e skuadrave të kualifikuara në Kupat e ardhshme europiane e, pa shprehjen e CAS në Lozanë, Citizens rrezikojnë të mos luajnë Champions League 2020/21. Klasifikimi tregon vendin e dytë, por skuadra e Guardiola për momentin është e dënuar, për këtë - sqaron Mirror - mes avokatëve të klubit lind një hipotezë e dytë: ngrirja e dënimit në pritje të apelimit.

Një zgjidhje gati e detyruar për City edhe në lidhje me merkaton: shqetësimi i De Bruyne ("Shumë, dy vjet pa Champions") nuk është i vetmi në grup e rreziku është ai i një lamtumire në masë të lojtarëve të mëdhenj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI