Flash

Spadafora bën hap prapa për rifillimin e kampionatit: "Kjo që ndodhi në 24 orët e fundit nuk ndihmon"

Lapsi.al 9 May 2020
Spadafora bën hap prapa për rifillimin e kampionatit: "Kjo

Vincenzo Spadafora nuk del nga ekuilibri në lidhje me rifillimin e kampionatit të Serie A, por cakton një lloj deadline: "Para 18 majit (datë e mundshme për rifillimin e stërvitjeve në grup) do të dimë më saktë situatën me infektimet pas rihapjes së Fazës 2. Pastaj do të kemi edhe përgjigjen e Komitetit Teknik Shkencor për të kuptuar nëse do të kalohen shqetësimet mbi protokollin e Figc. Me këto elementë pastaj mund të vendosim".

Ministri i Sportit, ndërhyn në Seila tv Bergamo, duke shpjeguar. "Lajmet e infektimeve të fundit në disa skuadra nuk të japin shumë shpresë, deri kur të mësojmë zhvillimin ekzakt sanitar nuk mund të japim përgjigje të sigurta. Kryefjala ka qenë gjithnjë kujdesi e kjo që ndodhi në 24 orët e fundit nuk ndihmon".

Në lidhje me polemikat mes atyre që duan të rifillojnë futbollin e atyre që janë kundër, ai u shpreh: "Në vendin tonë është një sport që lëviz shumë para, është një element vendimtar. Tifozët janë kundër? Mendoj se ky sport jeton falë pasionit të tyre, kampionati me dyer të mbyllura do të ishte i cuditshëm. Duhet të kuptojmë si ti bëjmë bashkë këtë pasion të italianëve me kohët që kanë ndryshuar. Do të ishte një gjest i bukur nëse klubet do të rimbursonin abonentët".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI