Flash

Të dyshuar me Covid-19 tek Milan: lajmi filtroi pas testeve sierologjike

Lapsi.al 8 May 2020
Të dyshuar me Covid-19 tek Milan: lajmi filtroi pas testeve sierologjike

Skuadrat janë kthyer të stërviten, por siapas protokollit është e nevojshme ti nënshtrohen testeve për të kuptuar nëse ka apo jo raste pozitiviteti me Covid-19. Pas Fiorentinës e Sampdorias edhe Milan duket, sepse informacioni nuk është konfirmuar akoma, se ka lojtarë të dyshuar pozitivë, sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport. Nëse gjithcka konfirmohet, duhet pritur për të parë nëse antitrupat janë të kohëve të fundit apo jo.

Ndërkohë, në pritje për të riparë Zlatan Ibrahimovic (gjithnjë i bllokuar në Suedi) që me shumë mundësi do të mbërrijë në fundjavë, kuqezinjtë kanë kryer dje një seancë të dyfishtë stërvitje në qendrën sportive në Milanello. Punë krejtësisht individuale e me qëllimin për të rikuperuar formën fizike me Donnarumma i pari që ka mbërritur e i gatshëm për të rifilluar. Duke bërë shaka me gazetarët, portieri milanist ka thënë: "Nuk më lejojnë të futem".

Kështu, një grup gati në Milanello nën urdhërat e teknikut Stefano Pioli e nën vëzhgimin e drejtorit sportiv Fredric Massara e një grup tjetër në Madonnina për testet sierologjike. Përvec Ibrahimovic, mungon akoma Franck Kessie i bllokuar në Bregun e Fildishtë sepse për momentin nuk ka fluturime për Milano e sepse atje është gjithcka e mbyllur prej 10 ditësh e do të jetë vështirë të niset edhe në ditët e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI